BallinaLajmeAmerika dhe Gjermania me një ‘zë’ për Kosovën

Amerika dhe Gjermania me një ‘zë’ për Kosovën

Të ngjajshme

GOOOOOOOOOOOOOOOL – Kosova barazon rezultatin, Veldin Hoxha shënon super gol, dridhet Bratisllava

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin kundër Sllovakisë. Në minutën...

Goditje për Shqipërinë, lëndohet Ajeti

Në këto momente po zhvillohet ndeshja Poloni-Shqipëri. Por goditje e...

KEQ! Sllovakia kalon në epërsi, Kosova në disavantazh!

Sllovakia ka arritur të kaloj në epërsi kundër Kosovës. Në...

Fuqia e heshtjes në letërsi

Heshtja mund të jetë po aq e fuqishme sa...

Pozicioni seksual që disa burra nuk e pëlqejnë

Pas diskutimeve se disa gra nuk e preferojnë pozicionin...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania me qëndrim të përbashkët e të njëjtë për Kosovën.

Ambasada e SHBA -së dhe ajo e Gjermanisë në Serbi me një reagim të përbashkët të nënshkruar nga ambasadorët Kyle Scott dhe Thomas Schieb kanë thënë se këto vende nuk kanë dallime në qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, transmeton Koha net.

Shkak për këtë reagim ka qenë një shkrim i djeshëm i gazetës së Beogradit “Blic” sipas të cilit SHBA-ja dhe Gjermania gjoja kanë dallime në qëndrimet e tyre ndaj Kosovës.

Ambasadorët në reagimin e përbashkët, siç përcjell sot “blic”, kanë përmendur pikat e përgjithshme të pajtimit në politikën ndaj Kosovës siç janë heqja e taksës ndaj mallrave serbe e të Bosnjë e Hercegovinës, kthim në tryezën dialogu, dhe evitimin e provokimeve dhe arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse ndërmjet dy vendeve.

Ky është teksti i reagimit të ambasadorit amerikan Scott dhe atij gjerman Schieb:

“Artikulli që e keni publikuar në faqen e parë të ‘Blicit’ më 5 prill është përpjekur të tregojë mospajtimet serioze ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë lidhur me politikën në Ballkan.

Kjo gjë është larg nga e vërteta.

Edhe SHBA-ja e edhe Gjermania vazhdojnë ta përkrahin dialogun që zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së. Ne jemi të përkushtuar ndaj synimit për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë e të zbatueshme për t’i kontribuuar stabilitetit rajonal.

Jemi të pajtimit se të dy palët duhet të bëjnë përpjekje për t’i hequr pengesat, t’i evitojnë provokimet e ndërsjella dhe të kthehen në negociata me gatishmërinë që të arrijnë marrëveshje.

Në këtë kuptim, SHBA-ja dhe Gjermania mendojnë se Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës, janë të përcaktuara që edhe më tej t’iu japin përkrahje përpjekjeve që shpien te dialogu, pajtimi dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksohet në reagimin e përbashkët të nënshkruar nga ambasadorët Schieb dhe Scott.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz