BallinaLajmeArsyeja pse PDK nuk ka mundur të fitojë deri më tani Prishtinën

Arsyeja pse PDK nuk ka mundur të fitojë deri më tani Prishtinën

Të ngjajshme

Skuadra me pronarë yjet e sportit, futet në Ligue 1

Skuadra Le Mans ka siguruar futjen në Ligue 1...

Deliu-Kodra thumbon Osmanin e Kurtin: Dy anë të një medaljeje mbeten një

Anëtarja e Kryesisë së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thumbuar...

“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për të ngujuarit në “Trepçë”

Kryesuesi i bordit mbikqyrës të “Trepçës”, Shpëtim Dobra ka...

Dy vetura përfshihen në aksident në Pejë, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e...

Ministri i Shëndetësisë njëherësh nënkryetar i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se opozita gjithmonë e ka përdorur Prishtinën duke dëmtuar atë në aspektin e zhvillimit.

Ismaili ka treguar pse Prishtina deri më tani ka refuzuar PDK-në.

“Prishtina deri më tani është përdorur si një lloj tamponi opozitar kundër PDK-së. Është përdorur edhe nga LDK-ja por më pas edhe nga Vetëvendosje. Në të dy rastet e kanë përdorur Prishtinën si një lloj opozite që e kanë dëmtuar zhvillimin e saj ekonomik”, tha ai në RTV Dukagjini.

Nënkryetar i PDK-së ka thënë se gjithë kjo qasja e këtyre dy partive e këna dëmtuar rëndë qytetin.

“Shpesh herë kryetarët e Prishtinës nuk kanë vizituar asnjë ministër dhe nuk kanë kërkuar asnjë ndihmë, gjersa kryetarët e komunave tjera gati sa i kanë “thyer” dyert e ministrive për të përfituar diçka. Pra ata të Prishtinës i kanë bërë dëm qytetit të vet…Ata votat i kanë fituar për të realizuar diçka, jo për të bërë opozitën ndaj PDK-së”.

Ismaili thotë se tash gjërat kanë ndryshuar për të mirë dhe se ai si ministër ka bashkëpunim me Shpend Ahmetin si kryetar i Prishtinës.

“Unë si asambleist i PDK-së në Prishtinë kam votuar edhe buxhetin e Prishtinës, sepse kam konsideruar se nuk dua të jem pjesë e bllokadave për Prishtinën. Nuk kam vënë ndonjë kusht, vetëm kam votuar buxhetin e Prishtinës”, tha ndër të tjera Uran Ismaili.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz