back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme“Dikush që ka qit flija në mal nuk mund të krahasohet me...

“Dikush që ka qit flija në mal nuk mund të krahasohet me dikë që ka luftuar”

Të ngjajshme

“Taktikët” e ushtrisë hungareze vendosen me sukses në Kosovë

Kompania e dytë hungareze e Batalionit Rezervë Taktik Kinetik...

Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët

IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje...

Chelsea e huazon Fofanan te skuadra turke

David Datro Fofana është bërë me skuadër të re. Chelsea...

Sonte në emisionin debatues “Click” të RTV21, i ftuar ishte avokati, Tomë Gashi, i cili ngritjen e aktakuzave kundër 12 personave përgjegjës të komisionit për vlerësimin e veteranëve e konsideroi si skandalin më të madh në Kosovën e pasluftës.

Gashi tha që nuk mund të krahasohet dikush që ka qit flija në mal me dikë që ka luftuar, përcjellë rtv21.tv

“Skandali, i cili ka qenë shumë i madh ndoshta më i madhi në Kosovën e pasluftës, ngritja e aktakuzave kundër 12 personave përgjegjës të komisionit për vlerësimin e veteranëve të UÇK-së, ndoshta ka pas probleme edhe me vetë ligjin, i cili është aplikuar, por dëmi duket që është jashtëzakonisht i madh dhe besoj që kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e ligjit për veteranët e luftës, me kategorizimin ndryshe të tyre, jo që të ketë përfitues të tillë që i bie që ndoshta edhe dikush që ka qit flija në mal për popullat nuk mund të krahasohet me dikë, i cili ka luftuar.”, tha ai.

Gashi gjithashtu tha që është koha që në këtë çështje të përfshihen organizatat e veteranëve të luftës që të vërtetojnë se çfarë kërkojnë nga ky ligj të ndryshohet në mënyrë që veteranët e vërtetë të mos krahasohen me veteranët e pretenduar.

“Dhe besoj që është dhe koha që të involvohen shumë më tepër, jo vetëm me deklarime të thata edhe organizatat e veteranëve të luftës që ta vërtetojnë se çfarë kërkojnë ata që ky ligj të ndryshohet që veteranët e vërtetë mos të krahasohen me veteranët e pretenduar që janë të rrejshëm, sepse të gjithë në Kosovë e dinë që numri i tyre është rritur jashtëzakonisht i madh, ndërsa skandali ka plasur dhe tashmë gjyqësori e ka të pamundshëm ta mbyllë.”, u shpreh Gashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz