Një familje kosovare e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2015, është deportuar në Kosovë. Familja 5 anëtarëshe jetonte në Ingelheim, në rajonin e Frankfurtit.
Të martën rreth orës 4:30 të mëngjesit, policia ua ka thyer derën e banesës duke iu dhënë lajmin se duhet të dëbohen nga Gjermania.
Fqinja e parë e familjes kosovare, Anne Waßmann-Böhm ka thënë se ndihet e befasuar me këtë veprim të autoriteteve gjermane. Familja është e integruar mirë, të tre fëmijët flasin gjermanisht në mënyrë të përsosur” ka thënë ajo.
Babai i familjes kishte punuar si kujdestar në kopshtin e fëmijëve, ndërsa nëna si pastruese.
Autoriteti përgjegjës për dëbimin e administratës së qarkut Mainz-Bingen këmbëngul se ata vetëm kanë zbatuar ligjin.
Familjes iu kërkua të paketonte disa gjëra shpejt, krejt personale, ngase iu është thënë se po i pret aeroplani.


