BallinaLajmeNë makinë me motrën dhe 2 fëmijët, si humbi jetën e reja...

Në makinë me motrën dhe 2 fëmijët, si humbi jetën e reja shqiptare në aksidentin tragjik

Të ngjajshme

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin tragjik ku dy motra shqiptare u përplasën me një fuoristradë në autostradën Tiranë Durrës.

Si pasojë e impaktit, humbi jetën 31 vjeçarja M. Daci, e cila udhëtonte në makinë me motrën dhe dy fëmijë, konkretisht 9 dhe 7 vjeçarë. Fatmirësisht fëmijët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Durrësit ashtu edhe shtetasja me incialet B.Sh, 39 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

“Në fshatin Rrotull, Manzë, shtetasi J.O., 34 vjeç , banues në Tiranë duke drejtuar mjetin me targë AA 666 SP është përplasur me mjetin më targa AA 875 LX , me drejtuese shtetasen M.D., 31 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Në makinë ndodheshin shtetasja B.Sh., 35 vjeçe dhe dy fëmijë 9 dhe 7 vjeçe të cilat u transportuan në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”, shkruan policia në komunikatën paraprake për shtyp./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz