BallinaLajmeGjykata Speciale fton edhe një themelues të UÇK-së

Gjykata Speciale fton edhe një themelues të UÇK-së

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Ish-shefi i Shtabit të Përgjitshëm të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë, Agim Kuçi, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Agim Kuçi nga Suhareka është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale të Hagës. Nga kjo Gjykatë ai është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, raporton Gazeta Express.

Gjatë kohës së luftës ai kishte qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të Operativës së Brigadës 123 në Suharekë si dhe komandat i Brigadës 122 (Malishevë) dhe Brigadës 123 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Agim Kuçi jeton në Holandë, dhe sipas burimeve të sigurta të Gazetës Express, ai e ka marrë ftesën që të paraqitet në Gjykatën Speciale në Hagë me 21 dhe 22 mars të vitit 2019.

Ftesën nga Specialja e ka konfirmuar edhe vetë Agim Kuçi për Express.

“Do të shkoj me vertetu dhe një here luftën e drejtë e të pastër që e ka bë UÇK”, ka thënë Kuçi për Gazetën Express.

Agim Kuçi është i afërt i deputetit të AAK-së, Blerim Kuçit, i cili po ashtu para pak ditësh ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale dhe daja i zëvëndësministrit të Mbrotjes, Burim Ramadanit.B.V/GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz