back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeKaq ushtarë të rinj do t’i pranojë FSK-ja

Kaq ushtarë të rinj do t’i pranojë FSK-ja

Të ngjajshme

Vetëm një minutë i duhet Interit për të kalaur në epërsi ndaj Bolognas (VIDEO)

Inter ka kaluar shpejtë në epërsi ndaj Bolognas, në...

Ariana Musliu-Shoshi nga Vitia: Bashkë për ndryshim dhe fitore

Kandidatja për deputete në rradhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi,...

KOSTT mohon marrëveshjen për rritje pagash: Nuk ka asnjë vendim të dakorduar

KOSTT sh.a. ka reaguar ndaj deklaratave të Shoqatës Sindikale...

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës dje ka shpallur zyrtarisht konkursin publik për rekrutimin e rekrutëve (OR1) – ushtarëve që do të shërbejnë në komponentën aktive të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Afati i konkurrimit do të jetë deri më 22 shkurt 2019.

Skënder Zhitia drejtor i personelit në Ministrinë e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, tha se konkursi është shpallur në bazë të planit dhe plani është dhjetëvjeçar.

“Departamenti ka hartuar planin për rekrutimin e ushtarëve të rinj”, tha ai sot në “Studio të Hapur”, në RTK3.

Sipas tij janë marrë masat e duhura që konkursi të shkojë mbarë. Zhitia bëri me dije se kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1(ushtar) të FSK-së janë: Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës; të këtë të përfunduar shkollën e mesme; të jetë i moshës 18-23 vjeç; të ketë zotësi të plotë për të vepruar; të zotërojë aftësitë e nevojshme shëndetësore e fizike për vendin e shërbimit si dhe të mos jetë i dënuar për vepër penale, me vendim të formës së prerë. Sipas tij, numri i ushtarëve të rinj që do të pranohen në FSK, do të jetë 650.

Për më shumë detaje, ndiqni intervistën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz