back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinatoplajmiKBI në Vushtrri e ftoi skamnorin t’ia kthejë paratë, ai doli pa...

KBI në Vushtrri e ftoi skamnorin t’ia kthejë paratë, ai doli pa i marrë ato

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri ka njoftuar sot se, pas verifikimit të rastit të Sabri Beqirit, i cili e shiti viçin për ta paguar detyrimet e anëtarësisë, si kusht për t’ia varrosur nënën, e ka ftuar atë për t’i shprehur keqardhje rreth rastit dhe për t’ia kthyer paratë.

“Gjatë kohës që ishte ne zyrat tona, ai shprehu qëndrimin e tij falënderues ndaj Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri. Po kështu tha se nuk ishte në dijeni se intervista e tij dhënë RTK-së do të keqpërdorej”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

“Në ndërkohë që priste t’i ktheheshin paratë, ai mori një telefonatë prej dikujt, kështu që u çua shpejt e shpejt dhe doli nga zyrat, duke mos marrë paratë”.

“KBI-Vushtrri apelon që rastet e këtilla mos të keqpërdoren sepse nuk është as fetare, as njerëzore. Ka qenë një lëshim, i cili ndodhë, dhe të cilin në momentet e para e kemi përmirësuar. Andaj, ata që për çfarëdo qëllimesh të ulëta tentojnë të shndërrojnë këto raste në mjete propagandistike ta dinë se janë duke kontrabanduar me nderin dhe krenarinë e qytetarëve!”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz