back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaRegjionaleHoxha nga Vushtrria: Viçin nuk e ka ngrënë hoxha, por ata burra...

Hoxha nga Vushtrria: Viçin nuk e ka ngrënë hoxha, por ata burra që ishin mbledhur te Presidenti

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Hoxha nga Vushtrria, Halil Avduli, ka reaguar në lidhje me rastin ku një të varfri i është kërkuar nga BIK-u në Vushtrri që të paguajë anëtarësinë në shumë prej 417 euro, nëse dëshironte që t’ia varrosnin nënën me ritet e besimit islam. Sipas tij, ky nuk është rast i mirë nga ana e BIK-ut, mirëpo siç thotë ai, për gjendjen e qytetarëve nuk është përgjegjës BIK-u.

Avduli përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në vend të gjykohet shteti, po gjykohet BIK-u. Thotë se viçin nuk e ka ngrënë hoxha, por burrat që ishin mbledhur te shtëpia e re e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Llapi.info

Më poshtë postimi i plotë pa ndërhyrje:

Për shoqërinë tonë emocionale qe manipulohet gjithëherë ne prag te marveshjeve të madha, një reagim racional.

Sa është koeficienti i pagave dhe sa para janë ndare nga buxheti i Kosovës këtë vit për punëtorët e BIKut; profesorë, imam, muezinë dhe shërbyes tjerë të këtij institucioni?!

Pasi gjithë port(h)alet, duke filluar nga RTK sonte po merren më një rast varrimi të familja Beçiri.

Shumë lajmë sensacional i RTKsë, në minutat e parë të edicionit të lajmeve!!!
Në vend se të gjykohet shteti për gjendjen e mjerueshme të qytetarit, gjykohet BIKu.

Ky nuk është një rast i hijshem nga ana e BIKut mirëpo për gjendjen e mjerueshme të qytetarit nuk është përgjegjës BIKu, por shteti.
Viqin nuk ia ka ngrënë hoxha, por ata burra që ishin mbledhur mbrëmë në shtëpinë e Presidentit.

Sikur të kishte mbështetje nga shteti, zotëriu nuk do të ishte në gjëndje të mjerueshme, sa të mos mund të kryej ceremonitë mortore të nënës. Ngushëllime familjes.

Të shohim nëse Kryeministri i ndanë 15mije euro edhe kësaj familje, sikur që bëri për familjen Daci.

Në komunë nuk mund të kryen asnjë punë, nëse nuk e paguar tatimin e pronës.
Shaip Baxhaku

Të Fundit

Sport

ShowBiz