BallinaLajmePacolli: Ministria e Diasporës po i frikësohet diskutimit të hapur me mërgatën

Pacolli: Ministria e Diasporës po i frikësohet diskutimit të hapur me mërgatën

Të ngjajshme

Izraeli kryen disa sulme në Gaza, shënjestron një lider të Hamasit

Mjekët në Gaza thonë se Izraeli ka vrarë të...

Aston Villa rikthehet në Ligën e Kampionëve, e mposht Liverpoolin dhe e kalon në tabelë

Aston Villa siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve me...

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka thënë se Ministria e Diasporës po frikësohet nga diskutimi i hapur me bashkatdhetarët.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “Nuk bëhen njoftimet publike ngase Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ambasadat e Konsullatat paskan listat e tyre se kush duhet të ftohet e kush jo. Kështu këto diskutime assesi nuk mund të konsiderohen diskutime publike”.

Postimi i plotë:

Ministria e Diasporës po i frikësohet diskutimit të hapur publik me mërgatën

Të nderuar bashkëatdhetarë, tani sa e kuptova nga zyrtarë të Ministrisë së Diasporës se pse nuk bëhen publike datat për diskutimet që po mbahen me mërgatën për projekt ligjin për diasporën. Nuk bëhen njoftimet publike ngase Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ambasadat e Konsullatat paskan listat e tyre se kush duhet të ftohet e kush jo. Kështu këto diskutime asesi nuk mund të konsiderohen diskutime publike.

Shpenzimet për këto diskutime mbulohen me taksat e qytetarëve të Kosovës andaj Ministria obligohet që përmes transmetuesit publik RTK të informoj me kohë mërgatën për secilin diskutim.

Bashkëatdhetarë, që zëri i juaj të dëgjohet ejani sa më shumë në këto diskutime. Plani për diskutime të mbyllura iu ka dështuar në Lion, Bernë, Gjenevë, Cyrih dhe Halmpstad. Le ta bëjmë të njëjtën në diskutimet e radhës.

Izmir – 9 nëntor në ora 14:30
Adresa: Gazi Bulvari N. 2

Gjermani
12 nëntor Berlin
14 nëntor Düsseldorf
16 nëntor Stuttgart
17 nëntor Mynih

Për orën dhe vendin ku do të mbahet secili diskutim do të shkruaj posa të kam informatat e sakta. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz