back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeKryeministri Haradinaj: BE është e pafuqishme për ta disiplinuar Serbinë, ne duhet...

Kryeministri Haradinaj: BE është e pafuqishme për ta disiplinuar Serbinë, ne duhet ta mbrojmë interesin tonë

Të ngjajshme

LDK: 1.5 miliardë euro për zhvillimin e Prishtinës

LDK thotë se Prishtina meriton një qeveri që nuk...

Paraqitjet e mira me Leccen, rritet vlera e Medon Berishës

Të ardhmen e ka të gjithën përpara dhe duket...

Publikohet dueti i shumëpritur i Dafina Zeqirit me Marinin

Dafina Zeqiri dhe Marin kanë lansuar projektin e tyre...

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme pas një pune intensive hetimore...

Shell Kosova shpall fituesin e shpërblimit kryesor BMW X3

Shell Kosova ka përmbyllur me sukses lojën e saj...
- Advertisement -

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk është vend për mëshirë.

- Advertisement -

Ai këtë e ka thënë duke folur për masën ekonomike prej 10% për produktet nga Serbia, ku ka shtuar se shteti ka mekanizma që ta mbrojë veten, pa pritur prej askujt.

“Nëse BE nuk e disiplinon Serbinë që të mos kërcënohen familjet e ushtarëve të FSK-së, nuk është në gjendje që të bëjë presion për marrëveshjen për energjinë atëherë BE çka do të më thotë mua”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

“Po shihet se BE është bukur e pafuqishme ta disiplinojë Serbinë dhe ne duhet të veprojmë ta mbrojnë interesin tonë. Kosova nuk është vend për mëshirë, nuk është pa mekanizma ta mbrojtës për interesin e vet”.

Kryeministri kosovar ka thënë se masa e vënë e dëmton vetëm Serbinë

“Nëse do të bënim ndalesë totale të produkteve, do të rriteshin çmimet dhe do të dëmtohej konsumatori vendor. Nuk do të ndikojë të konsumatori. Është veprim që do të godasë ekonominë serbe. Kemi bërë analizë të ndikimit ekonomik në Kosovë. Nuk ka ndikim në ekonominë e Kosovës, ka ndikim në ekonominë e Serbisë. Nuk është venim i vogël. Ka alarm të madh të palës tjetër. Nuk është vendim i ‘lodhët’, është bukur serioz. Përjashtim bëjnë brendet ndërkombëtare. Ky është përjashtimi. Për produktet tjera është masa 10%. Është masë e përgjithshme, por është bukur serioze. Me këtë vendim krijohet hapësirë për prodhimet vendore dhe vendeve tjera, prodhime evropiane nga Kroacia dhe gjithë vendet tjera”.

“Në Qeveri jemi disa parti. Kemi bërë konsulta me të gjitha partitë, ka pasur edhe shqetësime dhe diskutime se sa mund të shkojë. Por vota ishte unanime. Kosova është unike në këtë masë. Nuk është mirë të besoj dikush se është për pak ditë. Nëse dikush është që të ndalet kjo masë atëherë duhet ta dijë se çfarë kërkohet”./Klan Kosova/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz