back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKomisioneri Hahn ka një lajm të mirë për Kosovën

Komisioneri Hahn ka një lajm të mirë për Kosovën

Të ngjajshme

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

City zyrtarizon një largim, e shet te skuadra rivale

Anësori norvegjez, Oscar Bobb, ka vendosur të largohet nga...

Komisioneri Evropian për Politika Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, shpreson që pas përmbylljes së negociatave Kosovë-Serbi dhe arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, shtetet mos-njohëse të pavarësisë së Kosovës do ta rishqyrtojnë vendimin e tyre.

Në një intervistë për prestigjiozen franceze, “ElPais”, siç transmeton Koha.net, Hahn ka thënë se arritja e marrëveshjes ligjërisht obliguese mes dy vendeve është kyçe për rajonin.

“Qëndrimi i përbashkët i BE-së është se kur flasim për Ballkanin, ne ose eksportojmë stabilitet ose importojmë jo-stabilitet. Përvoja na tregon se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në Ballkan mund të arrihen vetëm përmes një perspektive evropiane. Shkurtin e kaluar ne publikuam strategjinë tonë për Ballkanin, dhe një nga përfundimet kyçe është se ne do të pranojnë shtete të reja anëtare vetëm nëse i kanë zgjidhur të gjitha konfliktet bilaterale me fqinjët e tyre. Për këtë arsye një marrëveshje ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë është e nevojshme, e madje është kyçe për rajonin. Na duhet ta lehtësojmë dialogun mes tyre. Shpresoj që pas kësaj, do të jemi në një situatë në të cilën ato vende që nuk e njohin sovranitetin e Kosovës [Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro] do të mund të studiojnë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë dhe të marrin vendimin e tyre”, ka thënë Hahn në këtë intervistë, transmeton Koha.net.

Sipas komisionerit Hahn, Spanja, sikurse edhe vendet tjera, ndonëse nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ka kontribuar shumë në përmirësimin e stabilitetit të rajonit.

“Kemi marrëveshje strategjike me Kosovën. Duhet t’i lëmë Kosovën e Serbinë të arrijnë një marrëveshje, dhe nëse ajo arrihet, atëherë do të shohim se cilët do të jenë hapat e radhës”, ka potencuar Komisioneri Evropian për Politika Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn.

Të Fundit

Sport

ShowBiz