back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeBejtush Gashi liron postin, ministri nga Ferizaj e merr detyrën

Bejtush Gashi liron postin, ministri nga Ferizaj e merr detyrën

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Pas vendimit zyrtar të Qeverisë, është bërë pranim-dorëzimi i postit të ministrit të Brendshëm. Bejtush Gashi, i cili ishte emëruar vetëm pak muaj më parë, i ka liruar vendin ministrit të ri, Ekrem Mustafës.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka dorëzuar detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme, tashmë të emëruarit të ri në këtë detyrë Ekrem Mustafa, transmeton Express.

Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Me këtë rast, ish-ministri Bejtush Gashi i ka uruar Mustafës detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme, thuhet në njoftimin e kësaj Ministrie.

Në Qeverinë “Haradinaj” deri tash janë ndërruar tre ministra të Brendshëm. I pari, Flamur Sefaj, u shkarkua nga kryeministri Ramush Haradinaj pas skandalit me deportimin e gylenistëve.

Bejtush Gashi, i ardhur në këtë pozitë pas Sefajt, sipas partisë së tij, AKR-së, është shkarkuar për mungesë përformance. Zyrtari i lartë i partisë, deputeti Labinot Tahiri, ka kërkuar që të ketë ministër nga Ferizaj. Ai ka lobuar që këtë pozitë ta zë Ekrem Mustafa./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz