back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaKulturëKëngëtari i njohur heq dorë nga muzika pasi djali i diagnostikohet me...

Këngëtari i njohur heq dorë nga muzika pasi djali i diagnostikohet me kancer

Të ngjajshme

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Rinumërimi – Deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga rinumërimi i votave, mbi 80 mijë vota të...

Ministri Vitia premton spital të ri në Mitrovicë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka premtuar...

Ka vendosur të heqë dorë nga muzika dhe fama , këngëtari i njohur.

Michael Buble ka vendosur të mos jetojë më jetën në qendër të vëmendjes dhe shumë publike.

Ai ka lajmëruar se planifikon të ‘pensionohet’ nga industria e muzikës pasi ka pranuar se nuk e ka më dëshirë famën pas betejës së djalit të tij 3-vjeçar me kancer, përcjell Gazeta Express.

Gjatë një interviste emocionuese, të fundit nga ai, Buble ka folur hapur për impaktin që ka pasur sëmundja e Noah te çifti.

Buble është i martuar me aktoren e njohur argjentinase, Luisana Lopilato, ndërsa çifti kanë tre fëmijë bashkë.

“E gjithë qenia ime ka ndryshuar. Perceptimi im për jetën. Nuk e di nëse mund ta përballoj këtë bisedë pa qarë. Dhe unë kurrë nuk e kam humbur kontrollin e emocioneve të mia në publik”, ka thënë ai për revistën e fundjavës për Daily Mail.

Sidoqoftë, Michael Buble ka bërë muzikë sërish pas përmirësimit të gjendjes së djalit dhe albumi i tij i ri ‘Love’ do të publikohet muajin tjetër, më 16 nëntor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz