BallinaShqiptareRritet sërish çmimi i karburanteve

Rritet sërish çmimi i karburanteve

Të ngjajshme

Mohammad Baqer Qalibaf – njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Raportimet e kësaj jave sugjerojnë se administrata e presidentit...

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë sonte

Në 3 vite në krye të Shqipërisë, Sylvinho ka...

Vrasja e 29-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i dorëzohet familjes

Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20...

Brenda një jave çmimi i një litri naftë në Shqipëri është rritur me 10 Lekë. Në shumicën e pikave të karburantëve nafta shitet me 183 Lekë, ndërsa benzina kushton 184 Lekë.

Ka dhe disa pika ku një litër naftë tregtohet me 192 Lekë, duke bërë Shqipërinë një ndër vendet me çmimet më të larta të karburantit në botë. “Në Shqipëri çmimi i një litri naftë është 182 lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë” shprehet faqja globale e çmimit të lëndëve djegëse, Global Petrol Prices.

Vendi ynë ndodhet në listën e 10 shteteve në kontinentin europian me çmimin më të lartë, si Danimarka, Franca, Anglia, Italia dhe Zvicra, shtete të cilat sot përdorin standardin euro 5, ndërsa lë pas sa i takon vlerës së çmimit të karburantit Austrinë, Holandën, Japoninë e Gjermaninë.

Në Shqipëri çmimi është më i lartë se në të gjithë rajonin. Në Greqi një litër kushton 180 Lekë, në Serbi 174, në Maqedoni nafta kushton 136, në Mal të Zi 163 Lekë, në Bosnjë Hercegovinë 145 dhe në Kroaci 172 Lekë.

Të kontaktuar nga Televizioni Klan, tregtarët e karburanteve e lidhin shtrenjtimin e çmimit me rritjen e vlerës së një fuçie naftë në tregjet ndërkombëtare në 100 dollarë dhe me strukturën e taksave që i ngarkohet karburanteve.

Tv Klan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz