BallinaLajmeTahiri: Krimi i organizuar po rrezikon sigurinë rajonale

Tahiri: Krimi i organizuar po rrezikon sigurinë rajonale

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Në konferencën rajonale ‘Roli i Ballkanit Perëndimor’, përtej samitit të Londrës, që po zhvillohet në Shkup në datat 5-7 tetor, organizuar nga rrjeti Chevening në Maqedoni, po merr pjesë ekipi nga Kosova dhe Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri.

Ky i fundit ka treguar se në këtë konferencë po thekson bashkëpunimin rajonal të Kosovës me vende të Ballkanit Perëndimor, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, mungesa e stabilitetit politik pengon mekanizmat e luftës ndaj korrupsionit, ndërkaq përhapja e korrupsionit ushqen krimin e organizuar dhe si i tillë ndikimi merr shtrirje transnacionale duke rrezikuar kësisoj sigurinë rajonale.

Ky është postimi i plotë:

Në konferencën rajonale me titull ‘Roli i Ballkanit Perëndimor’, përtej samitit të Londres, që po zhvillohet në Shkup në datat 5-7 tetor, organizuar nga rrjeti Chevening në Maqedoni, në hyrje të fjalës, theksova se bashkëpunimi rajonal në spjegimin e thjesht ngjan me teorinë e lojës ku vendim-marrja ndëraktive dhe rezultati i çdo pjesëmarrësi apo “lojtari” varet nga veprimet e të gjithëve.

Në këtë rast, theksova se edhe ndërveprimi i çështjeve të shtruara në panel ka efektin zinxhir. Në këtë rast ku mungesa e stabilitetit politik pengon mekanizmat e luftës ndaj korrupsionit, ndërkaq përhapja e korrupsionit ushqen krimin e organizuar dhe si i tillë ndikimi merr shtrirje transnacionale duke rrezikuar kësisoj sigurinë rajonale.

Ballkani Përendimor ngjason qoftë për nga natyra e problemeve por edhe kultura e pergjithshme poltike, por në anen tjeter edhe për nga motivet e konflikteve. Para së gjithash trajtuar në kontekst më të gjerë, korrupsioni, klientelizmi dhe nepotizmi në ballkan gjejnë trajta të veçanta të shpërfaqjes. E para, është pjesë e një historie të marrëdhënieve shtet-qytetar; e dyta me kulturën e përgjithshme politike dhe e treta me mekanizmat fragjil të luftimit efektiv ndaj këtyre dukurive.

Andaj, bashkëpunimi rajonal përveç se është i domosdoshëm, është parakusht për përafrim në integrim. Duke u ri-kthyer tek teoria e lojës rrugëtimi i secilit shtet veç e veç varet nga veprimet e përbashkëta.

Faleminderit Gjakush Kabashi dhe gjithë ekipi për organizim./Indeksonline/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz