BallinaLajmeMe urdhër të Prokurorisë ndalohen tre persona me 145 kilogram narkotik

Me urdhër të Prokurorisë ndalohen tre persona me 145 kilogram narkotik

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Krimeve të Rënda, dje më 29 shtator 2018, rreth orës 13:00, është njoftuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht nga njësiti për hetimin e trafikimit me narkotik, se në fshatin Veriq të Komunës së Istogut është ndaluar një veturë me rimorkio e cila dyshohet se po transportonte narkotik.

Prokurorja kujdestare e Prokurorisë së Pejës, menjëherë pas marrjes së kësaj informate ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen në rimorkio të rreth 145 (njëqindedyzetepesë) kilogram narkotik, e cila dyshohet  të jetë e llojit marihuan.

Pas kësaj prokurorja e çështjes ka marr aktvendim për ndalimin e tre personave, me dyshimin se kishin për të kryer vepër penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikikotrope dhe analoge” nga neni 273 lidhur me nenin 281 dhe 31 të KPRK-së.

Lidhur me këtë rast kundër të pandehurve do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit, do të sekuestrohen mjetet e kryerjes së veprës penale dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz