back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëVdes 23-vjeçari nga Mitrovica, u rrokullis me traktor

Vdes 23-vjeçari nga Mitrovica, u rrokullis me traktor

Të ngjajshme

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është...

Arrestohet një person nën dyshimin për krime lufte

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për...

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

Kandidatët për kryetar të Vushtrrisë janë bërë bashkë mëngjesin...

I riu 23-vjeçar me inicialet B.H (emër i njohur për redaksinë), ka ndërruar jetë mbrëmë si pasojë e rrokullisjes me traktor. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Rezhanë të Mitrovicës, raporton Gazeta Express.

Vdekja e tij po cilësohet si aksidentale. Këtë lajm për Gazetën Express e ka konfirmuar zyrtarja për informim nga policia e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 22:20 është raportuar rasti që një person nga rrokullisja e traktorit ka ndërruar jetë në fshatin Rezhanë, viktima i moshës rreth 23-vjeç. Njësitë patrolluese dhe ekipi i emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti po cilësohet si vdekje aksidentale”, tha Pllana për Gazetën Express.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot.

Aksident i ngjashëm ndodhi edhe dje në komunën e Podujevës, si pasojë e rrokullisjes me traktor ka humbur jetën një mashkull i moshës 40-vjeç. /Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz