BallinaLajmeVëllai i Ahmet Krasnqit: Urdhërdhënësit e vrasjes së Ahmetit janë në pushtet...

Vëllai i Ahmet Krasnqit: Urdhërdhënësit e vrasjes së Ahmetit janë në pushtet në Prishtinë e Tiranë

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Në vitin 2015, vëllai i Ahmet Krasniqit, Behxheti ka lëshuar akuza se vrasësit e ish-Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës janë në pushtet, në Prishtinë dhe Tiranë. Akuza edhe më të drejtpërdrejta ka dhënë Gani Geci, të premten, kur u rrivaros në Prishtinë Ahmet Krasniqit. Geci ka thënë se urdhërdhënës i vrasjes së Krasniqit është Hashim Thaçi. Presidenti i Kosovës ende s’e ka thënë asnjë fjalë për këto akuza

Behxhet Krasniqi, vëllai i kolonel Ahmet Krasniqit ka shprehur bindjen e tij se ata që e vranë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin janë sot në skenën politike të Shqipërisë e të Kosovës, shkruan KohaJone, më 2015.

Krasniqi nuk ka dashur të flasë me emra dhe nuk i ka rangut ata në hierarkinë e pushteteve në Prishtinë e në Tiranë, por ka konfirmuar, se ata që urdhëruan vrasjen e vëllait dhe që janë pjesë e kësaj vrasje makabre, sot janë në dy pushtetet e shteteve tona.

“Unë mendoj se ata që urdhëruan vrasjen e vëllait tim e të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqit janë sot në skenën politike të Shqipërisë e Kosovës.

Ata i takojnë niveleve të ndryshme të hierarkisë së këtyre pushteteve, por po e them, unë si vëlla i kolonelit, dyshoj se këta persona janë sot në pushtet edhe në Tiranë dhe në Prishtinë” është shprehur Behxhet Krasniqi.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë në Ekzil, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij ishte varrosur fillimisht në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Të premten, eshtrat e Krasniqit u rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Aty, morën pjesë të gjithë udhëheqësit e Shtetit përfshirë Presidenti Hashim Thaçi. Pas kësaj, Gani Geci, tha se urdhërdhënës i vrasje së Krasnqit ishte Hashim Thaçi. Madje, ish-deputeti i Kosovës paralajmëroi se me ish-Shefin politik të UÇK’së do të takohet në Gjykatën Speciale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz