Skulptori Tal Istrefi ka vendosur shtatoren e Skënderbeut në kulmin e shtëpisë së tij
Brenda shtëpisë mban në bronz figurat më të mëdha të kombit shqiptar.
Pothuajse nuk ka vend në shtëpinë e artist nga Mitrovica, Tal Istrefi, që s’ka një skulpturë të tij.
Por një vend me të veçantë e ka ruajtur për kryeheroin.
Shtatoren e Gjergj Kastriotit – Skëndërbeut, Istrefi e ka vendosur në kulmin e shtëpisë së tij në jug të Mitrovicës; me shikimin nga veriu.
E duke mos e quajtur si provokim, Istrefi këtë vepër e ka bërë pikërisht në kohën kur po flitet për një ndarje të mundshme të këtij qyteti.
Ai thotë se punën e tij e mbështetet gjithmonë në motivet kombëtare, raporton T7.
Me dashurinë që ka për Kosovën ai e vendosi Veriun i Mitrovicës nën vëzhgimin e heroit kombëtar Gjergj Kastiotit – Skenderbeut.
Istrefi thotë se është faji i të tjerëve që bustin e lartë 2 metra të heroit të shqiptarëve e shohin si provokim.
Istrefi gjithashtu ka menduar këtë punim në atë mënyrë, që busti të shikojë kalanë e këtij qyteti, të cilën mendon që është arsyeja kryesore pse Serbët e dëshirojnë aq shumë, e jo pasuritë nëntokësore.
Ai potencoi se nëse dikush ndihet i provokuar nuk është faji i tij pasiqë edhe vete jetesa e tij në këtë qytet mund të jetë provokim për disa.