Vazhdon edhe sot java e 30-të në Superligën e Kosovës.
3 ndeshje do të zhvillohen, me secilën përballje më e rëndësishme se tjetra.
Lideri dhe kampioni në fuqi, Drita pret në shtëpi Llapin, ndërsa Dukagjini pret rivalin e saj, Malishevën.

Po ashtu, Ballkani do të jetë nikoqir i finalistit të Kupës së Kosovës, Ferizajit.
Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen në orën 15:00./IndeksOnline/
- Advertisement -