BallinaShqiptareAstronauti shqiptar që shërbeu në NASA

Astronauti shqiptar që shërbeu në NASA

Të ngjajshme

Lëvizte i armatosur, arrestohet 32-vjeçari në Kavajë

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së...

Deliu-Kodra kthen deklaratën e Kurtit për Isa Mustafën, e cilëson si “dyfytyrësi”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu-Kodra, e...

​BDI për VLEN: Është caktuar si zëdhënës kundër Shqipërisë dhe interesit shqiptar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër ndaj...

Bedri Hamza: Nuk ka tolerancë për sulme ndaj Trump dhe demokracisë amerikane

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit...

Shpërthejnë në akuza mes vete zyrtarët e Ballkanit dhe Llapit

E diela nisi me akuza mes dy zyrtarëve të...

Astronauti amerikan me prejardhje shqiptare nga qyteti i Korçës Ai është astronaut amerikan me prejardhje shqiptare nga qyteti i Korçës.

William G. Gregory është biri i një piloti ushtarak, i cili kishte migruar nga Shqipëria kur ishte vetëm 2 vjeç. William G.

Gregory u diplomua në shkencat teknike, në Akademinë e Forcave Ajrore të Amerikës, më 1980. Gradën “magjistër” në inxhinieri dhe mekanikë e mori nga Universiteti “Columbia” i New York-ut. Nga viti 1981, deri në vitin 1986 , Gregory shërbeu si pilot i aeroplanëve luftarakë amerikanë F-11, F-4, A-7D dhe i pesë modeleve F-15 Eangle.

Pasi u bë astronaut më 1991, ai shërbeu si përfaqësues zyrtar i qendrës astronautike për zbritjen në tokë të anijeve kozmike. Anija për vajtje ardhje në hapësirë STS 67, Endeavour kthehet në Tokë pas 16 ½ ditë në orbitë.

Gjatë misionit, Komandanti Stephen S. Oswald dhe Piloti William G. Gregory përdorën pajisjen Mace për të testuar rreth 200 situata të ndryshme dridhjesh të pazakonta për 45 orë. Informacionet nga Mace do të përdoreshin për të hartuar sisteme më të mira kontrollit të virbracioneve në anije në misionet e ardhshme. Ky ishte fluturimi më i gjatë i anijes Endeavour në Hapësirë. Pas kthimit në Tokë, në një intervistë me Zërin e Amerikës, astronauti Gregori tha se gjatë misionit ai kishte pasur me vete edhe një flamur të vogël shqiptar, “për shkak se në anije nuk lejoheshin sende që s’kishin të bënin me misionin, unë e mbajta flamurin nën tesha, në gji..”, tha atë kohë për VOA-në astronauti amerikan William Gregory, bir i një familjeje emigrantësh nga Korça.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz