BallinaLajmeFerizaj: Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar për vjedhje në dyqane dhe fabrika

Ferizaj: Arrestohet 35-vjeçari i dyshuar për vjedhje në dyqane dhe fabrika

Të ngjajshme

Horoskopi sot për dashurinë, punën dhe jetën personale

Dashi Venusi në shenjën e Binjakëve favorizon dashurinë dhe sjell...

Graçanicë: Arrestohet i dyshuari për ushtrim dhune ndaj bashkëshortes

Një person është arrestuar në Graçanicë pasi dyshohet se...

Superdueli në basketboll, Peja pret Trepçën

Sonte zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale e play-offit në Superligë. Peja,...

Rreth 2 mijë gjoba trafiku për një ditë në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat nga raporti 24-orësh,...

Një 35-vjeçar me inicialet S.T është arrestuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” në Ferizaj.

Sipas policisë, vjedhjet janë kryer në qytetin e Ferizajt dhe fshatrat përreth: Sojevë, Babush, Dardani, Fshati Vjetër,Komogllavë.

Bazuar në të dhënat zyrtare, vjedhjet janë kryer kryesisht në objekte afariste (dyqane dhe fabrika), ku janë përvetësuar para dhe sende me vlerë.

Më 25.04.2026, me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është realizuar kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur prova materiale, përfshirë veshje dhe mjete të përdorura në kryerjen e veprave.

I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit, duke shfrytëzuar të drejtën për të heshtur.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale “Vjedhja e rëndë” dhe është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz