BallinaLajmeDrejtori i ri i PK-së: Policët nuk do të rrinë në kafe...

Drejtori i ri i PK-së: Policët nuk do të rrinë në kafe dhe nuk do të shkojnë në kisha e xhamia

Të ngjajshme

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Bie nga lartësia – punëtori pëson lëndime në vendin e punës në Han të Elezit

Një person ka pësuar lëndime trupore duke rënë nga...

Sot mblidhet Kryesia dhe Grupi Parlamentar i PDK-së

Gjykata Kushtetuese të mërkurën ka shpallur të pavlefshëm dekretin...

Drejtori i ri i Policisë, Rashit Qalaj, ka thënë se ai do të vë disiplinë në Polici.

Qalaj thotë se gjatë orarit të punës nuk do të qëndrojnë nëpër kafiteri.

“Dua të mbahem mend për disiplinën që do ta sjellë në Policinë e Kosovës. Asnjë polic të mos qëndrojë në kafiteri”, ka thënë Qalaj për T7.

Ai thotë se gjatë orarit të punës një polic mund të shihet në kafiteri vetëm pasi të marrë leje paraprake, nëse ai ka ndonjë takim pune që duhet ta zhvillojë në ndonjë nga kafiteritë.

Po ashtu, Qalaj ka thënë se problem tjetër është shkuarja e policëve në kisha e xhamia.

Ai thotë se nuk ka rregull që e ndalon shkuarjen në objekte fetare për lutje gjatë orarit të punës, megjithatë kjo sipas Qalajt nuk është e dëshirueshme, pasi nuk mund të jenë plotësisht në krye të detyrës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz