Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, dhe zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Diasporës Dardan Gashi, janë në këto momente në një takim në Tiranë me kryeministrin shqiptarë Edi Rama.
Një burim i Gazetës Blic, që gjendet brenda takimit, i ka konfirmuar Gazetës, se pas pak në këtë takim do të vije edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Takimi lidhet kryekëput me dialogun Kosovë Serbi, saktësisht idenë për korrigjimin e kufirit, ide kjo e propozuar nga presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi po kërkon me ngul mbështetje në idenë e tij për siç po thotë ai bashkim të Luginës me Kosovën
Ndërsa që një gjë e tille po kundërshtohet fuqishëm nga opozita dhe shoqëria civile në vend, e cila pohon se kjo është ndarje e Kosovës dhe jo korrigjim.
Thaçi dje ka zhvilluar edhe një takim me përfaqësues të Luginës, nga i cili takim është bërë edhe një kërkesë zyrtare me shkrim që kuvendi i Kosovës ta miratojë një rezolutë që mbështet bashkimin e Luginës me Kosovën.