‘Miss Grande Kosova’ që nga sot nuk është më Bernadeta Anna Nikollbibaj, por Songyl Meniqi.
Ky ndërrim i miseve ka ndodhur sot dhe arsyeja është e ngjajshme me atë që po ndodh në çdo ‘biznes’ tjetër në Kosovë.
Producenti i ‘Miss Grande Kosova’, Sherif Pacolli ka lajmëruar se që nga sot, Bernadeta nuk është më ajo e cila do ta përfaqësojë Kosovën dhe kurora i është dhënë përcjellëses së parë, Songyl Meniqi, shkruan Gazeta Express.
Ky vendim, sipas Pacollit, është marrë pasi ajo nuk ka qenë e denjë për ta përfaqësuar Kosovën, e gjithashtu “për shkak të sjelljeve të pa disiplinuara, fyerjeve dhe uljes së imazhit ndaj produksionit”.
Por, është Bernadeta ajo që ka lajmëruar se pikërisht producenti është ai që i ka kërkuar që atij t’i paguhen 20 mijë euro, nëse ajo do që të shkojë në Myanmar.
Sipas saj, ai madje e ka kërcënuar vajzën nga Zvicra se nëse nuk i paguhet kjo shumë, do t’i largohet titulli dhe do t’i merret kurora.
E kjo siç duket edhe ka ndodhur!/Gazetaexpress