back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeDeliu-Kodra: Miratimi i dokumentit nga LIBE, hap i rëndësishëm drejt përfundimit të...

Deliu-Kodra: Miratimi i dokumentit nga LIBE, hap i rëndësishëm drejt përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave

Të ngjajshme

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

Taulant Dajaku në Favorit flet për Dukagjinin, e përmend edhe Ismet Munishin

Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku...

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Fehmi Kupina: Kaltër e bardhë përjetësisht për Prishtinën tonë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka shprehur...

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu-Kodra, ka përshëndetur miratimin e dokumentit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Komisionin për të Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian.

“Si kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë ta ndaj me Juve lajmin për miratimin e dokumentit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës në Komisionin për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) të Parlamentit Evropian.

Ky miratim paraqet hap të rëndësishëm procedural drejt përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.

Tashmë, në aspektin procedural i hapet rrugë këtij procesi për miratim në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave, ku pas përfundimit të këtyre procedurave nënkupton lëvizjen e lirë për qytetarët tanë në vendet e zonës Shengen”, ka thënë Deliu-Kodra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz