back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaShqiptareFOTOT/ Ujëvara e Sotirës në Gramsh, një mrekulli natyrore

FOTOT/ Ujëvara e Sotirës në Gramsh, një mrekulli natyrore

Të ngjajshme

​Inspektorët në terren për kontrollin e çmimeve të derivateve

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të...

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun...

Rashford mund të rikthehet te Man Utd, Barcelona sheh alternativa tjera

Sulmuesi anglez Marcus Rashford mund të rikthehet te Manchester...

Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 16 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh më pak se një orë në këmbë. Është një ecje që shërben si një lëvizje sportive dhe përballohet nga çdo moshë sepse terreni nuk është shumë i thyer.

Kjo ujëvarë mjaft e bukur e ka marrë emrin Sotirë nga fshati ku edhe ndodhet ujëvara.

Fshati dikur ka qenë i banuar dhe ka pasur një popullsi të konsiderueshme deri në 120 shtëpi, ndërsa sot vetëm 20 prej tyre janë të banueshme. Dikur kësaj ujëvare i kanë thënë Currilat e Beckës dhe ka qenë në administrim të rrethit të Beratit,ndërsa sot e ka Gramshi. Ujëvara ka një bukuri të mahnitshme dhe pret çdo ditë vizitor. Kurioziteti dhe reklamimi e ka bërë këtë peizazh natyror që fama e bukurisë të shkojë edhe përtej kurit, duke bërë që të vijnë mjaft vizitorë të huaj.

Ujëvara buron nga mali i Tomorrit, nga faqja veri-lindore e tij. Ka një bukuri mahnitëse që tërheq e bën kurioz shumë vizitorë nga Shqipëria por edhe nga bota, turistë që janë kurioz pas natyrës./afp

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz