BallinaShqiptareNgjarje tragjike: "Makina i ra gruas dhe fëmijëve, vajza më vdiq para...

Ngjarje tragjike: “Makina i ra gruas dhe fëmijëve, vajza më vdiq para syve”

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Shkodër, këmbësori përplaset për vdekje nga kamioni

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar...

Mësohet skuadra e parë e cila inkuadrohet në Serie A

Venezia është skuadra e parë e cila është inkuadruar...

Shoferi i furgonit me të cilin u përplas makina pasi kishte përplasur fillimisht biçiklistin dhe nënën me dy fëmijë në Kamzë tregon momentet e tmerrit që përjetoi mëngjesin e sotëm.

Drejtuesi i furgonit dëshmon momentin e tmerrshëm, kur makina përplasi nënën me 2 vajzat e saj.

“Po vija nga ura.. Fëmijët ishin në trotuar. Pashë vetëm momentin kur makina i ra gruas me dy femijët. Nuk pashë biçikletën. Në fakt makina nuk ishte me shpejtësi, ishte normal. U tmerruam me thënë të drejtën, të shohësh viktima. Fëmija ishte i vdekur para makinës tonë dhe tjetri ( biçiklisti) ishte i vdekur pak më tutje. Ishin pamje të tmerrshme.”

Aksidenti ndodhi rreth orës 08:40 minuta pranë shinave të trenit. Rozina Koleci, 38 vjeç humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me një biçiklistë dhe më pas me nënën 29 vjeçe, Valbona Ndreu dhe 2 vajzat e saja, 7 dhe 6 vjeç.  Më pas makina u përplas dhe me furgonin e bardhë që drejtohej nga shoferi që dha dëshminë më lart.

Nga përplasja ka humbur jetën në vend personi që po lëvizte me biçikletë, Ramazan Isha si dhe vajza 7 vjeçe. Ndërsa janë dërguar në spital nëna, Valbona Ndreu dhe vazja e saj E. N., 6 vjeçe që nuk kanë kaluar ende rrezikun për jetën.

Drejtuesja e mjeti Rozina Koleci është arrestuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz