back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeMësoni çka thotë Pakoja e Ahtisarit për kufijtë e Kosovës

Mësoni çka thotë Pakoja e Ahtisarit për kufijtë e Kosovës

Të ngjajshme

Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendea

Shqipëria është goditur nga një tërmet me magnitudë 3...

Aksident trafiku në Skenderaj

  Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qytetin e...

Kasami: Shkolla të reja dhe mësim me një ndërrim

Kryetari aktual i Komunës së Tetovës, tani më edhe...

Petrit Selimi: James Rubin hyri fuqishëm me dëshmi, theksoi rolin politik të Hashim Thaçit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka folur për...

Propozimi gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, i hartuar nga ish -presidenti finlandez si dhe i dërguari special për statusin e Kosovës Marti Ahtisari, i dorëzuar më 2 shkurt 2007, në Prishtinë dhe Beograd. Ky propozim që më pas shërbeu si dokument bazë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, ka rregulluar një mori çështjes, përfshirë çështjen e kufirit të Kosovës përmes nenit 3 të këtij propozimi.

Aty thuhet se: “Territori i Kosovës do të definohet nga vija kufitare e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ashtu siç kanë qenë këto vija kufitare më 31 dhjetor 1988, përveç ndryshimit të vijës kufitare nga marrëveshja e demarkacionit në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë më 23 shkurt 2001.7”.

Në pikën 3 të këtij neni po ashtu thuhet se “Kosova do të angazhohet me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për themelimin e një komisioni të përbashkët teknik brenda 120 ditëve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje, për të përkufizuar vijën fizike të kufirit dhe për adresimin e çështjeve tjera që dalin nga zbatimi i marrëveshjes së vitit 2001 në mes të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Puna e komisionit teknik do të përfundojë brenda një viti nga data e themelimit saj. PCN dhe PUN do të përfaqësohen në këtë komision për të lehtësuar diskutimet në mes të dy palëve, ata mund të marrin pjesë në procesin e demarkacionit të kufirit me kërkesë të cilësdo palë”.

Kosova caktoi kufirin e saj me Malin e Zi, duke u bazuar pikërisht në vijat kufitare të 88-es, të cilat u përcaktuan edhe me pakon e Ahtisarit, këtë vit më 21 mars.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz