BallinaLajmeHaradinaj: Hashim Thaçi s'e ka mirë, ndërrimi i kufijve çon në luftë

Haradinaj: Hashim Thaçi s’e ka mirë, ndërrimi i kufijve çon në luftë

Të ngjajshme

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

Çfarë tregojnë tiparet e personalitetit për fantazitë seksuale

Një studim i ri sugjeron se tiparet e personalitetit...

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, konsideron se ideja për korrigjimin e kufijve siç po përmendet në konferencat për media të Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, sjell konflikt të ri dhe e është e rrezikshme për Kosovën. Thotë se idetë e tilla janë sllavo -ruse.

 “Aq mandat sa kam unë edhe si deputet edhe si person, jam absolut kundër çdo ndërrimi të kufijve. Nuk e mbështeti, janë ide sllavo -ruse”, tha Haradinaj për Gazetën Express.

Ai thotë se shkëmbimi i territoreve do të hapte një konflikt të ri mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

“Ideja për ndërrim të kufijve është ide për konflikt të ri edhe kjo s’ka lidhje kush e thotë, kjo tendencë na çon në situata të reja të cilat nuk janë të mira as për Kosovën as për Serbinë”, thekson deputeti i AAK’së.

Me tej, Haradinaj thotë se në rast se fillohet me ide për shkëmbim të territorit do hapej kutia e Pandorës, një metaforë kjo që politikanët e përdorin për krijimin e një situatë të komplikuar.

“Do të flitet për Maqedoninë për Malin e Zi dhe për shqiptarët kudo që janë”, thotë ai.

“Nuk mendoj se e ka mirë as Thaçi as kërkush si ide, mendoj që janë të rrezikshme këto”- përfundoi Haradinaj.

Ndryshe Presidenti Hashim Thaçi është duke e përmendur këtë opsion gjithnjë e më shpesh duke thënë se në bisedime do të paraqitet ideja për bashkimin e Luginës së Preshevës, për çka e thekson edhe vet se Serbia vështirë se do ta pranojë./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz