back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeEdhe dy stacione deri në Evropë

Edhe dy stacione deri në Evropë

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Pas “Javelin-it” amerikan, FSK pajisjet me anti-tankun gjerman “Panzerfaust 3”

Përpos 246 anti-tankeve amerikane, Javelin, ushtria e Kosovës në...

Tubim madhështor i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa: Bedri Hamza kryeministër

Kandidati i PDK-së për deputet, Hajdar Beqa, ka treguar...

Berisha: Protestat nuk do të ndalen, opozita me mision

Pas përfundimit të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali...
- Advertisement -

Komisioni Evropian dje ka publikuar rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën. Me këtë rekomandim kanë mbetur edhe dy “stacione” deri te heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Tani mbetet që Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave ta mbështesin liberalizimin për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”

- Advertisement -

Komisioni Evropian (KE) të mërkurën ka publikuar rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, përmes së cilit ka konfirmuar përmbushjen e dy kritereve të fundit në këtë proces, ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit.

Komisionari për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, ka kumtuar lajmin pozitiv dje, duke bërë të ditur se Kosova e ka plotësuar edhe kriterin e 95-të për heqjen e regjimit të vizave, shkruan më tutje “Zëri”.

Duke uruar Kosovën, Avramopolus u ka bërë thirrje Parlamentit Evropian (PE) dhe Këshillit të Ministrave që të lëvizin në këtë drejtim dhe sa më parë të marrin vendim për heqjen e vizave.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në konferencën e përbashkët që pati dje me komisionarin e BE-së e ka cilësuar si moment historik për Kosovën dhënien e rekomandimit për vizat.

Menjëherë pas publikimit të rekomandimit janë deklaruar edhe krerët e tjerë institucionalë në Kosovë, të cilët kanë konsideruar se Kosova e ka merituar një lajm të tillë.

Ndërkaq përfaqësuesit e opozitës kanë thënë se procesi i liberalizimit nuk ka përfunduar me ditën e djeshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz