BallinaRegjionaleDrenicasi gjenë gabime në Sistemin Online të Policisë së Kosovës (FOTO)

Drenicasi gjenë gabime në Sistemin Online të Policisë së Kosovës (FOTO)

Të ngjajshme

1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje me pagesë në Danimarkë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e...

Napoli nën hijen e Vezuvit: Filmi i ri i Gianfranco Rosi

Gianfranco Rosi, 62 vjeç, i njohur për portretet poetike...

Libani publikon shifrat shqetësuese që nga fillimi i luftës

Numri i viktimave nga sulmet e Forcave Mbrojtëse të...

Policia e Kosovës, ka lansuar një formë online në faqen zyrtare, në të cilën qytetarët mund të kuptojnë nëse kanë ende gjoba të papaguara.
Mediat kanë treguar pak orë më parë permës një shkrimi se  tash çdo qytetar i Kosovës do të mund ta di nëse është në kërkim të Policisë dhe a ka ndonjë gjobë në emër të tij.

Mirëpo, disa qytetarë që kanë përdorur linkun e Policisë, për të parë gjobat në emrin e tyre, kanë kuptuar që aty gjenden edhe dënime që i kanë paguar, por nuk janë larguar nga sistemi.

“I paskam vet akoma dy tiketa në sistemin e Policisë! Edhe pse të dyja i kam paguar në të njëjtën ditë që më janë shqiptuar!”, ka shkruar një qytetar.

Majde Avni Miftari nga Drenasi kur kishte shkruar të dhënat e tij, dhe i kishte dal emri i një personi tjetër.

“Policia e Kosovës paska avancuar me afërsinë me qytetarë ONLINE.
Mirë shumë. Sapo dhash të dhënat e mia dhe ata më treguan se Alban Haziri nuk paska asnjë gjobë. Lus Alban Hazirin që të kërkoj online nëse ka ndonjë gjobë dhe ndoshta i del emri im. P.S.Kërkova për vete dhe më dhanë të dhënat e dikujt tjeter që nuk e njoh fare”, ka shkruar Miftari në Facebook.

Kujtojmë që Policia kishte ndaluar disa persona nëpër pikat kufitare të vendit për shkak të gjobave të papaguara, veprim që nuk është i mbështetur në asnjë bazë ligjore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz