Në sheshin e Drenasit janë vendosur disa shtëpiza prej druri, të cilat i kanë dhënë një pamje mjaft interesante qytetit- shkruan drenicapress.info
Këto shtëpiza, sikurse vitin e kaluar do të ofrojnë shërbime për qytetarët, për aq ditë sa zgjatë manifestimi “Ditët e diasporës” në Drenas.
Aktivitetet priten të nisen nesër, më 7 korrik 2018 deri më 5 gusht 2018, me gjithësej 28 ditë aktivitete të ndryshme në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” për bashkëatdhetarët tanë që do të vijnë gjatë muajve të verës në vendlindjen e tyre.
Dita e parë e aktiviteteve do të nis me 7 korrik 2018, duke filluar nga ora 18:00, me muzikë live nga Hajzer Gjoshi dhe Valëza Zogaj.
Mbrëmjet muzikore do të vazhdojnë cdo të dytën natë deri më 5 gusht 2018, në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, me këta këngëtarë të mirënjohur të estradës tone, si dhe me aktivitetet tjera. /Drenica Press/


