BallinaRegjionaleKFOR-i Italian dhe Zvicran në zyre te Bekim Jashari

KFOR-i Italian dhe Zvicran në zyre te Bekim Jashari

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Bekim Jashari, sot ka pritur në takim Kolonel Daniele Bajata nga KFOR-i Italian dhe Kolonel Saudan Dominique nga KFOR-i Zvicran.

Të dy Kolonelët e njoftuan Kryetarin Jashari se tash do të bëhet ndrrimi i komandës së JRD-N që deri tani ka qenë duke udhëhequr Kolonel Daniele Bajata, tash e tutje udhëheqës i kësaj komande do të jet Kolonel Saudan Dominique nga Zvicra.

Kolonel Bajata e falënderoi Kryetarin Jashari për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë kësaj periudhe, poashtu Kolonel Dominique, u shpreh i lumtur që ka ardhë në një komandë e cila ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Komunën e Skenderajt duke shpresuar që si i tillë të vazhdoi edhe tutje ky bashkëpunim.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për problemet dhe sfidat që përballen qytetarët e Skenderajt.

Poashtu Kryetari Jashari i njoftoi edhe për prioritetet zhvillimore të Skenderajt, si dhe zhvillimet e përgjithshme komunale.

Në fund Kryetari Jashari i falënderoi për bashkëpunimin e ndërsjelltë duke theksuar se pa dyshim bashkëpunimi i shkëlqyeshëm do të vazhdojë edhe tutje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz