Dy persona nga qyteti i Gjilanit gjatë ditës së djeshme janë përleshur me njëri-tjetrin. Nuk dihet motivi i kësaj përleshje. Të dy këta janë vëllezër ndërmjet vete.
Njëri nga vëllezërit ka pësuar lëndime trupore si dhe ka marrë tretman mjekësorë. Rasti po hetohet nga prokuroria e Kosovës.
Ky është njoftimi i plotë:
Gjilan 01.07.2018-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.