Muharrem Berisha nga Gurbardhi i Malishevës i cili ishte raportuar si i zhdukur që nga data 24 qershor, është gjetur mbrëmë
Muharremi vuante nga harresa, kishte dalë nga shtëpia dhe për disa ditë nuk dihej gjë për vendndodhjen e tij, derisa u gjet në shtratin e lumit Mirusha.
Lidhur me këtë rast është prononcuar edhe policia e Kosovës përmes raportit zyrtar ku thuget se viktima mashkull K-Shqiptar i cili ka qenë i zhdukur që nga data 24. 06.2018 është gjetur ne shtratin e lumit Mirusha, personi është gjetur me shenja jete. Viktimës ndihma e parë mjekësore ju ka ofruar ne QKMF ne Kline e më pas është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman të mëtutjeshëm. Në operacionin e kërkim shpëtimit ishin të përfshirë Policia e Kosovës, FSK, Njësia e Zjarrfikësve , Njësit e kërkim shpëtimit dhe mbi 150 vullnetarë. /Drenica Press/


