BallinaLajmeLëvizja Vetëvendosje reagon sërish ndaj Qeverisë: Një kirurg ka pagën prej 600...

Lëvizja Vetëvendosje reagon sërish ndaj Qeverisë: Një kirurg ka pagën prej 600 euro, mësuesi 450 euro, zjarrfikësi 365 euro

Të ngjajshme

“Osmani bartëse e listës së partisë?”, Azemi: LDK e ka derën e hapur për të gjithë

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajtur sot një konferencë për...

Nënshkruhet aneks-memorandum për mbështetjen e të burgosurve pas lirimit

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK),...

Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda,...

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimin në faqe zyrtare në Facebook, ka kritikuar ashpër vendimin e Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave, raporton Gazeta Blic. 

Në shkrimin e Vetëvendosjes thuhet se, çdo cent i ministrave është cent i munguar në listën e barnave, ushqimin dhe lodrat në çerdhe dhe centin e babës e nënës që nuk i del muaji për bukë, rrymë, ujë s’e për libra jo se jo.

Në mënyrë vizuale është bërë krahasimi i pagave që merr një kirurg, mësues e zjarrfikës në Republikën e Kosovës me ato të qeveritarëve, theksojmë këtu që të tria profesione janë të vështira.

Njoftimi i plotë i LVV-së:

Brutaliteti i vendimeve qeveritare kryesisht me përfitimet për veten i ka kaluar të gjitha skajet. Nuk i ka mjaftuar kapja e të gjitha bordeve të të gjitha ndërmarrjeve më strategjike të vendit. Nuk mjaftojnë as kontratat e paligjshme dhe paratë që po i marrin nëndorë iu deshën edhe këto direkt nga buxheti i shtetit.

Çdo cent ministrave është cent i munguar në listën e barnave, ushqimin dhe lodrat në çerdhe dhe centin e babës e nënës që nuk i del muaji për bukë, rrymë, ujë s’e për libra jo se jo.

Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal kundër ngritjes së pagave nga Qeveria e Kosovës.

“Lëvizja Vetëvendosje! nëpërmjet deputetes Albulena Haxhiu dorëzon Kallëzimin Penal për vendimin e rritjes së pagave nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin e Vetëvendosjes.

Edhe Agjencia Kundër Korrupsionit ka konstatuar se ngritja e pagës së Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe vartësve të tij është në konflikt të interesit edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

/GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz