back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeZyrtarët më të paguar shtetërorë

Zyrtarët më të paguar shtetërorë

Të ngjajshme

Përfshihen në aksident, më pas sulmojnë njëri-tjetrin – dy persona arrestohen në Milloshevë

Një aksident komunikacioni në fshatin Milloshevë të komunës së...

Endriti publikon një foto të Hashim Thaçit, çfarë po paralajmëron?

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,...

Arrestohet në Prishtinë një 30-vjeçar i kërkuar me gjashtë urdhër-arreste gjykate

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar...

Kishte 6 urdhërarreste, 3 kërkime policore – kapet në Prishtinë 30-vjeçari

Njësitë nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit kanë kapur...

Arrestohen dy burra në Obliq, u rrahen mes vete pas një aksidenti me vetura

Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, policia ka arrestuar dy...

Presidenti i Republikës së Kosovës do të jetë zyrtari më i paguar në vend sipas Projektligjit për pagat. Pas shefit të shtetit, zyrtarët më të paguar shtetërorë do të jenë kryeministri, kryetari i Kuvendit dhe ai i Gjykatës Kushtetuese, të cilët do të marrin pagë mujore 2 390 euro.

Duke iu referuar këtij projektligji, paga e ministrave do të jetë 1 792 euro, po kaq edhe e deputetëve.

Kurse zëvendësministrat do ta kenë koeficientin gjashtë (6), që i bie se do të marrin pagë mujore 1 434 euro. Me koeficient 6 do të paguhen edhe kryetarët e komunave që kanë asamble komunale nga 41 deri në 31 asamblistë.

Me koeficient shtatë (7) do të paguhet komandat i FSK-së dhe kryetari i Prishtinës. Paga mujore e këtyre dy zyrtarëve shtetërorë do të jetë 1 673 euro.

Me koeficient 5.50 apo 1 314 euro do të paguhen shefi i kabinetit në Kuvendin e Kosovës, në Presidencë dhe në Zyrën e Kryeministrit. Me koeficient të njëjtë (5.50) do të paguhen edhe këshilltarët e lartë politikë 1 në Kuvend, Presidencë dhe Zyrën e Kryeministrit. /Epoka e Re/Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz