Kapja e këtyre imazheve me të vërtetë mund të vijë një herë në jetë. Stuhua e cila lëshoi tonelata ujë mbi lumin alpin është xhiruar krejt rastësisht.
Një prodhues amator filmash, Peter Maier, 27 vjeçar, xhiroi fenomenin e motit i njohur si ”mikroburst” i lagësht në një video me efekt të ngadalshëm derisa po qëndronte tek liqeni Millstatt në Austri.
27 vjeçari, i cili punon në një industri të energjisë në qytetin Basel të Zvicrës, e përshkroi stuhinë si ‘cunami nga parajsa’.
Pasi e postoi në rrjetin social ‘facebook’, tha: ”Nuk mund të planifikohet kapja e këtyre imazheve. Ishte me të vërtetë shkrepje fatlume.”
Menjëherë pas postimit, video u bë virale, duke i tërhequr 1.4 milion shikues dhe mbi 25 mijë shpërndarje.