back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeAksident në Qafë Thanë, dy persona plagosen

Aksident në Qafë Thanë, dy persona plagosen

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë e për pasojë dy prej pasagjereve të një automjeti të përfshirë në incident janë plagosur.

“Shtetasi P.D., 49 vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targa AA 977AB, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA 226EV, me drejtues shtetasin H.L., 64 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetaset: V.L.,62 vjeçe dhe N.L., 32 vjeçe, banuese në Korçë, të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa AA 226EV.

Të dëmtuarat menjëherë janë dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut, ku paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështia në rrugë.”-njofton policia./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz