BallinaLajmeDeputetja Duda Balje thotë se s’ka ditur asnjë fjalë shqip kur ka...

Deputetja Duda Balje thotë se s’ka ditur asnjë fjalë shqip kur ka hyrë në Kuvend (Video)

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Është parë gjithmonë si një profesion burrash, por vitet e fundit shumë gra dhe vajza janë bërë pjesë e politikës ku dhe po spikasin. E ç’është e vërteta, pjesmarrja e gjinisë femërore në politikë gjithmonë ka shërbyer për të qetësuar situatat e debatet që krijohen.

Dhe pikërisht një deputete ishte sot e ftuara e radhës në studion e “Rudina” në Tv Klan. Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak rrëfeu rrugëtimin në politikë dhe vështirësitë që ka hasur në fillimet e saj.

Ajo tregoi se edhe pse ka jetur në Prizren, ka nisur të mësojë shqip kur është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Unë kam lindur në Prizren, por 10 ditë më vonë jemi larguar për në Vojvodinë. Edhe sot atje i kam prindërit. Unë jam martuar dhe vazhdoj të jetoj në Prizren. Fillimi në politikë për mua ka qenë shumë i vështirë sepse nuk dija asnjë fjalë kur kam hyrë në Parlament. Më pas vendosa të mësoj gjuhën shqipe dhe tashmë nuk jam shumë e kënaqur me atë që kam mësuar, por mundem të kuptoj. Unë flas shqip, bëj gabime, por provoj. Kam patur presion dhe dëshirë për të mësuar shqip dhe kjo ma ka bërë më të lehtë”, tha Balje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz