BallinaLajmeKosovari hero në Francë, shpëtoi nga përmbytja dy familje

Kosovari hero në Francë, shpëtoi nga përmbytja dy familje

Të ngjajshme

Mbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë se 45 minuta

Prania e Kylian Mbappés në ndeshjen mes Francës dhe...

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë...

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln

Ushtria iraniane pretendon se raketat e saj lundruese goditën...

“Shumë e mbyllur, shumë e hapur”/ Enca provokon ndjekësit

Enca Haxhia ka provokuar ndjekësit me fotografitë e fundit. Artistja...

33-vjeçari nga Kosova, Florim Shehu, është bërë lajm në mediat franceze.

Dy familje u shpëtuan nga Florimi, të cilat kishin mbetur të ngujuara nga përmbytjet si pasojë e një stuhie shiu që kishte kapluar të shtunën qytetin Change.

Shiu i dendur brenda pak minutash përmbyti shumë shtëpi dhe shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Florimi, i cili ka tre vjet e gjysmë që banon në qytetin francez, ka rrëfyer për KTV-në ngjarjen, sipas tij, të pazakontë.

Ai arriti fillimisht të shpëtojë një grua dhe dy fëmijët e saj dhe t’i dërgojë në apartamentin e tij.

Më pas Florimin e ka thirrur fqinji i tij nga Parisi, për t’i kërkuar t’i dalë në ndihmë familjes së tij.

Florimi ndihet i lumtur që ka arritur t’i shpëtojë këta persona, gjë që, sipas tij, është vlerësuar shumë në komunitet.

Ai ka aplikuar për azil në prefekturën e Mayenne-s dhe ende nuk ka marrë përgjigje nga shtetit francez.

“Ai preferoi t’i shpëtonte fqinjët e tij në vend të veturës së tij. Ne do të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për të”, ka premtuar kryebashkiaku Denis Mouchel.

Mediat franceze e kanë krahasuar kosovarin me azilkërkuesin afrikan nga Mali, i cili arriti ta shpëtonte një djalë të vogël që kishte mbetur i varur në ballkonin e katit të katërt të një ndërtese. 33-vjeçari nga Kosova, Florim Shehu, është bërë lajm në mediat franceze.

Mamoudou Gassaman e kishte takuar më pas presidenti Emmanuel Macron për ta falënderuar atë personalisht, ndërsa ia dha edhe shtetësinë franceze.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz