back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeArrestohet një polic i Kosovës për përfshirje në prostitucion

Arrestohet një polic i Kosovës për përfshirje në prostitucion

Të ngjajshme

Rrugët drejt pikave kufitare vlerësohen të sigurta dhe të kalueshme

Reshjet e dëborës dhe ngricat në segmentin e rrugës...

Mbyllet afati kalimtar në Premierligë

Është mbyllur edhe zyrtarisht afati kalimtar i janarit në...

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë...

Inspektorati Policor i Kosovës përmes rrugëve operative kishte pranuar disa informacione lidhur me dyshimet e kryerjes së veprës penale “mundësim ose detyrim në prostitucion”nga një zyrtar policor.

Pas verifikimit të këtyre informacioneve nga hetuesit e IPK-së të njëjtit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Si rezultat i këtyre veprimeve të përbashkëta hetimore dhe duke aplikuar edhe masat e fshehta, në koordinim edhe me prokurorin e çështjes, dje (08.06.2018) në Gjilan është bërë ekzekutimi i urdhëresës së lëshuar nga gjykata për simulim të veprës penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion”, me ç’rast është arrestuar zyrtari policor F.Sh  me dyshimin se ka kryer veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” si dhe të dyshuarën D.K shtetase e Republikës së Shqipërisë.

Të njëjtëve me vendim të Prokurorit kompetent u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

 Gjithashtu, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës masën e suspendimit për  zyrtarin policor tashmë të arrestuar si të dyshuar për rastin si më lart.

Të Fundit

Sport

ShowBiz