back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeDervish Sadikaj që mori miliona nga Bukoshi në kohë lufte, është pronari...

Dervish Sadikaj që mori miliona nga Bukoshi në kohë lufte, është pronari i selisë së PDK-së

Të ngjajshme

Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të...

Stojkoviq publikon pamje: Vuçiq po përdor Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij terrorist për sigurinë politike

Avokati nga Beogradi, Çedomir Stojkoviq, ka akuzuar publikisht presidentin...

Taulant Dajaku në Favorit flet për Dukagjinin, e përmend edhe Ismet Munishin

Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Taulant Dajaku...

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Emrin e luftës e mbante “Dervish Sadikaj”, por emri i tij i vërtetë është Burim Marmullaku. Një biznesmen nga Komuna e Klinës, që dikur privatizonte objekte gjigante, si ajo e selisë së PDK-së që gjendet në qendër të Prishtinës. Kurse, në emër të “Dervishit”, ai pretendohet se ka pranuar 3 milionë marka gjermane nga Qeveria e Bukoshit. Por me sa duket, me para, as pas luftës nuk i shkuan punët keq

Tash Burim Marmullaku, e dikur “Dervish Sadikaj”, pretendohet se i pranoi 3 milionë marka gjermane nga Qeveria e Bujar Bukoshit, që ishin dërguar për nevojat e luftës, për ushtarët e UÇK-së në vitin 1998, shkruan Gazeta Express.

Edhe sot e kësaj dite, njerëz që ishin të involvuar në UÇK mendojnë se emri i tij i vërtetë është “Dervish Sadikaj”.

I ashtuquajturi “Dervish Sadikaj” që ishte truproje e Xhavit Halitit dhe Azem Sylës, fillimisht u përmend nga ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, në emisionin “Pressing”. Por, as Krasniqi e as vetë shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, nuk kishin ide se kush ishte Dervish Sadikaj, edhe pse e dinin që ky emër përdorej vetëm si nofkë nga dikush.

Krasniqi tha se ishte Dervishi që mori 3 milionë marka gjermane, të dërguara nga Qeveria e Bukoshit në fund të vitit 1998. Për rrugën e këtyre milionave, tha se është në dijeni më shumë ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi.

E Zyrapi për Express pati thënë se “Dervishi” ishte nofkë, por nuk e dinte se nofkë e kujt ishte.

Gazeta Express ka publikuar të martën një intervistë të realizuar me Ibrahim Kelmendin, ish-anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK) dhe ish-ushtar i UÇK-së.

Kelmendi tregoi se kush është “Dervishi” dhe tregoi për të bëmat e tij, por edhe për lidhjet e tij me tash liderë të vendit, duke u nisur nga Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhep Selimi, Sokol Bashota, e shumë të tjerë. Madje, “Dervishi” është vëllai i bashkëshortes së Bashotës.

Por, kush është sot “Dervishi” dhe me çka merret ai?

Emri i Burim Marmullakut në vitin 2016 është përfshirë në skandalin e uzurpimeve ku të parët dolën të jenë PDK-ja, menjëherë pas zgjedhjeve të kësaj partie.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, menjëherë pasi u zgjodh i pari i kësaj partie, kishte kërkuar nga Agjencia e Privatizimit ta publikojë listën e uzurpatorëve.

Ndër uzurpatorët më të mëdhenj, dolën të jenë vetë PDK-ja. Objekti i selisë së Partisë Demokratike të Kosovës që gjendet në qendër të Prishtinës, ishte në listën e uzurpimeve. Por, më 1 shkurt të vitit 2011, atë objekt e privatizoi kompania “Guri” nga Klina, me pronar Burim Marmullakun.

Marmullaku vlen të theksohet se është edhe vëllai i gruas së ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashota. Me të njëjtin, Marmullaku pati lidhje edhe gjatë kohës së luftës.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Privatizimit, PDK-ja kishte uzurpuar objektin ku gjendet selia e saj që i përkiste ndërmarrjes shoqërore “Drithnaja”.

Objekti prej 460 metrash katrorë, bazuar në listën e publikuar nga AKP-ja, është shitur në vitin 2011, në valën e 44-të të privatizimit. Ky objekt është blerë nga Burim Marmullaku për një shumë prej 371 mijë e 111 euro.

Gazeta Express ka tentuar të mërkurën të flasë me Marmullakun për pranimin e 3 milionë markave në kohën e luftës, por ishte i paqasshëm në telefon.

Por, sa i përket privatizimit të objektit të PDK-së, ai e pati konfirmuar se objekti është pronë e privatizuar nga ai.

“E kemi privatizuar ne. PDK-ja më paguan qira mujore rreth 1800 euro. Për detaje rreth kontratës mund të shkoni në PDK, ju tregojnë ata”, ka thënë Marmullaku për “Zërin”, ndërkohë që e ka pohuar se e ka mik të shtëpisë kryetarin e Klinës.

Gazeta, po ashtu, ka siguruar informata të sakta se kunati i ish-kryetarit Bashota e ka ndërtuar edhe një kompleks të madh banesor në qendër të qytetit të Klinës, të cilat i ka lëshuar në shitje. Banesat i ka reklamuar edhe në rrjetin social “Facebook” nën emrin e kompanisë “Guri-Klinë” SH.P.K. Engineering/Construction. Ndërkaq, zyra për informim e Komunës së Klinës dhe ish-kryetari Bashota nuk kanë dashur të përgjigjen rreth favorizimeve që mund t’i jenë bërë kunatit të tij për dhënien e lejeve të ndërtimeve apo lidhjeve të tij familjare me të. /M.K/GazetaExpress/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz