back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaSportPërfaqësuesja e Tunizisë me një ide brilante gjatë Ramazanit: Portieri bëhet si...

Përfaqësuesja e Tunizisë me një ide brilante gjatë Ramazanit: Portieri bëhet si i lënduar, lojtarët bëjnë iftar

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Para finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit, tifozët Reds ishin të brengosur se a do ndikonte agjërimi i Ramazanit në paraqitjen e Mohamed Salah.

Kështu ylli egjiptian detyrua të mos agjërojë në ditën e finales në Kiev, këshillë e dhënë nga stafi i klubit anglez.

Por, kjo nuk është çështje për t’u brengosur te Përfaqësuesja e Tunizisë.

Ata kanë dal me një ide brilante e cila i ndihmon atyre që të bëjnë një iftar të shpejtë për pak minuta.

Lojtarët kanë bërë një marrëveshje me portierin, në momentin që është koha për të prishur agjërimin, atëherë ai shtrihet në fushë për të kërkuar trajtim mjekësor.

Mouez Hassen duke simuluar se është i lënduar (Foto: SKhmira Twitter)

Teksa mjekët e skuadrës merren me portierin, ata pinë pak ujë dhe ushqehen me diçka të shpejtë.

Lojtarët e Tunizisë duke bërë iftar gjatë ndeshjes ndaj Turqisë (Foto: SKhmira Twitter)

Kjo ide brilante është përdorur nga Tunizia në dy ndeshjet e fundit ndaj Portugalisë dhe Turqisë, të dy miqësoret kanë përfunduar me rezultat 2-2.

Lojtarët e Tunizisë duke bërë iftar gjatë ndeshjes ndaj Turqisë (Foto: SKhmira Twitter)

Vlen të theksohet se ata janë pjesëmarrës në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ dhe në Grupin G janë së bashku me Belgjikën, Panamanë dhe Anglinë.

Nuk duhet harruar se në renditjen e FIFA-s skuadra tuniziane renditet në vendin e 14. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz