Behar Maliqi nuk do të luajë më për Feronikelin.
Mesfushori me të cilin u identifikua Feronikeli për sukseset historike, me rastin e shpalljes dy herë kampion, ka mbetur i lirë.
Largimi i tij ka bërë që tifozët të mos e presin mirë ndarjen me Feronikelin, të cilët e kanë kundërshtuar largimin përmes komenteve në faqen zyrtare të klubit nga Drenasi.
Maliqi menjëherë ka nisur bisedimet me klubin e Ballkanit, të cilët u kthyen në Vala Superligë, mëson GazetaOlle.
Bisedimet janë zhvilluar, por që ende nuk ka ndonjë marrëveshje.


