Mediat italiane i rikthehen vrasjes së ndodhur pak ditë më parë, aty ku një shqiptar masakroi me thikë në kuzhinë bashkëshorten.
Sipas “Il Picenza”, Elca Tereziu kishte provuar më kot të mbrohej, ndërsa burri i saj është shprehur pas krimit se i vjen turp për atë që ka bërë.
Mëngjesin e 31 majit, Xhevdet Mehmeti iu përgjigj pyetjeve të Stefania Di Rienzo në lidhje me vrasjen e bashkëshortes.
Rezultatet e para të autopsisë flasin për një vdekje të tmerrshme, gruaja vdiq nga një duzinë plagësh të marra nga një thikë.
57-vjeçari Xhevdet Mehmeti mëngjesin e 31 majit Novate iu përgjigj pyetjeve të hetues gjyqtarit Stefania Di Rienzo duke konfirmuar atë që ai i kishte thënë prokurorit publik Antonio Colonna natën ndërmjet 27 dhe 28 majit në komandën e Arma në Viale Beverora.
“Ai është i vetëdijshëm për atë që bëri dhe ndjehet i turpëruar dhe në faj ndaj dy djemve të tij (19 dhe 17).
“Mehmeti, tha avokati i tij ka pasur një martese të vështirë dhe grindjet e shpeshta të xhelozisë së gruas së tij, sollën këtë situatë, por nuk do të justifikojë veten, e di çfarë ka bërë dhe është penduar”
I akuzuar për vrasje, ka mbi supe edhe dhunën në familje, edhe pse bashkëshortja e tij nuk e kishte denoncuar.
Ajo kishte kërkuar ndihmë në polici, por më vonë ishte tërhequr dhe mohoi sulmin.
Më 30 maj, mjeku i Universitetit të Pavia, Chen Yao, bëri autopsinë. Pasi e goditi me disa thika në trup, shqiptarja bëri tentative të mbrohej, duke i vendosur duart në fytyrën e tij, por vdiq pas disa minutash për shkak të gjakderdhjes.
Rreth orës 16 maj 27, Elca Tereziu po fliste në telefon me vëllain e saj, në bisedë e spiër ajo kishte thënë disa epitete fyese ndaj burrit të saj.
Xhevdet Mehmeti mori telefonin në përpjekje për të bindur vëllain e saj, por situata degradoi.
Viktima i rrëmbeu telefonin ga dora, në këtë momente disa objekte dhe ujë u dërdh në tokë, 57 vjeçari rrëmbeu thikën në kuzhinë duke i shkaktuar vdekjen./Gazeta Express

