BallinaLajmeKurti: Ne do jemi qeverisja e ardhshme, PSD merr dy për qind

Kurti: Ne do jemi qeverisja e ardhshme, PSD merr dy për qind

Të ngjajshme

SHBA miraton versionin e ri me dozë më të lartë të injeksioneve Wegovy për humbje peshe

Rregullatorët federalë të SHBA’së kanë miratuar të enjten një...

Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?

Me urimin për festën e Fitër Bajramit, Instituti Hidrometeorologjik...

La Liga, krejt sytë te derbi madrilen mes Realit dhe Atleticos

Këtë javë luhet xhiroja e 30-të në La Liga,...

Shpend Ahmeti u largua nga Lëvizja Vetëvendosje, duke ngritur Partinë Socialdemokratike, të cilën edhe e drejton.

Albin Kurti thotë se nuk e ka kuptuar ende se përse u largua, por mbetet i bindur se krisja nuk dëmton Vetëvendosjen.

“Nuk ka ndarje të Lëvizjes Vetëvendosje, por dalje të disa personave, të cilët nuk i kanë bërë dëme asaj, por vetes së tyre. Fryma e Vetëvendosjes është ajo që ne mbajmë anëtarësinë tonë. Për mua janë ende enigmatike të gjitha qëllimet e kësaj daljeje nga Lëvizja Vetëvendosje, kur dihet që ne do të jemi qeverisja e ardhshme”, thotë ai.

Duke folur në një intervistë në Top Channel, Kurti deklaroi se nuk ishte në dijeni të ambicieve të Shpend Ahmetit, i cili gjatë përplasjeve brenda Vetëvendosjes u përpoq të ndërmjetësojë mes fraksioneve.

“Shpend Ahmeti doli që nuk ka qenë ndërmjetësues, pasi është bërë kryetar i një partie tjetër. Mua s’më ka thënë asnjëherë se kishte ambicie për t’u bërë kryetar, por e kishte mendjen vetëm te kryeqyteti”, deklaron Kurti.

Është i bindur që ndarja nuk e dobëson Lëvizjen.

“Sondazhet sot tregojnë se del fituese në zgjedhjet e reja, ndërsa partia e re maksimumi do të shkojë dy për qind”, vijon ai.

Në Prishtinë e Tiranë vihet re një “izolim” i Vetëvendosjes nga ana e partive tradicionale. Kurti nuk shqetësohet për këtë.

“Miqtë e mi që kam në Shqipëri janë shumë më të ndershëm se miqtë që Edi Rama ka në Prishtinë”, thotë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz