BallinaLajmeKushëriri i Presidentit Thaçi në krye të KEK-ut

Kushëriri i Presidentit Thaçi në krye të KEK-ut

Të ngjajshme

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Milner i bën dëm të madh Liverpoolit, i lëndon sulmuesin kryesor

James Milner i ka bërë dëm të madh ish-skuadrës...

Nijazi Thaçi, kushëriri i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është emëruar sot ushtrues detyre i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Kushëriri i presidentit u zgjodh në krye të institucionit kryesor të energjetikës në vend me vendim të bordit të KEK-ut. Në mbledhjen e sotme të bordit të KEK-ut dha dorëheqje ish-drejtori Arben Gjukaj.

Përmes një njoftimi për medie, Bordi i KEK-ut njoftoi se pozitën e Gjukajt do ta zë përkohësisht Thaçi, raporton Gazeta Online Insajderi.

“Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën e tij dhe njëherësh ka falënderuar z. Gjukaj për punën 10 vjeçare dhe kontributin e tij [Arben Gjukajt, v.j] dhënë në korporatë gjatë kësaj periudhe duke i dëshiruar suksese në detyrat e reja brenda korporatës. Në këtë pozitë, bazuar në skemën organizative në fuqi, UD është emëruar z.Nijazi Thaçi”, ka thënë kryetari i bordit, Faruk Hajrizi.

Para se të emërohej drejtor i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nijazi Thaçi ka shërbyer si drejtor operativ në të njëjtin institucion për një kohë të gjatë.

Ndërkaq, në muajin prill të këtij viti është hapur konkursi për drejtorin e ri menaxhues të kësaj korporate, pozitë të cilën për shumë vite e ka udhëhequr Gjukaj. /Insajderi.com

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz